Baritoni i njohur shqiptar Gëzim Myshketa sonte do të paraqitet në “Teatro Real” të Madridit në Spanjë, ku prezantohet me shfaqjen operistike “La Traviata”.
Në këtë shfaqje operistike baritoni Myshketa do ta ndajë skenën me artistë të mëdhenj të skenës operistike botërore si: Nadine Sierra, Diego Florez dhe Xabier Anduaga.
Më 17, 20 dhe 23 korrik, kjo shfaqje operistike do të prezantohet nën përcjelljen e korit dhe orkestrës së “Teatro Real Madrid”, nën dirigjimin e Henrik Nanasi, transmeton Klankosova.tv.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.