Abdulkerim Bardakci, mbrojtësi i Kombëtares së Turqisë, ka komentuar atmosferën e krijuar para dhe gjatë ndeshjes finale të playoff-it për FIFA World Cup 2026 kundër Kombëtares se Kosovës , që u zhvillua mbrëmë në stadiumin Fadil Vokrri.
Bardakci luajti tërë 90 minutat në këtë takim të rëndësishëm, duke kontribuar në fitoren e ngushtë 1-0 të Turqisë, që i siguroi kualifikimin historik për Kupën e Botës. Ai shprehu gëzim për arritjen dhe optimizëm për sfidat që e presin skuadrën turke në turneun më të madh botëror.
“Mësova diçka të re mbrëmë. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, deklaroi Bardakci, duke treguar respekt edhe për tifozët kosovarë.
Komentet e tij reflektojnë kombinimin e emocioneve nga atmosfera e ndeshjes dhe gëzimin për një arritje të rëndësishme në historinë e futbollit turk, transmeton Klankosova.tv.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.