Barcelona arriti në finalen e Champions League, pavarësisht humbjes me rezultat 3-2 nga Bayern.
Avantazhi prej 3-0 nga ndeshja e parë u tregua vendimtar dhe shumë ndikues në ndeshjen që u luajt në Allianz Areana, ku pamë një tregolësh të Bayern kundër një dygolëshi të Neymar.
Ndeshja filloi mirë për bavarezët me Mehdi Benatian që shënoi me kokë në minutat e para. Por, ishte Neymar ai që u përkujdes të shuajë gëzimin e gjermanëve.
Braziliani Neymar e kishte natën i tij, pasi veç barazimit shënoi prapë për të çuar në epërsi skuadrën e tij dhe për të fundosur shpresat e bavarezëve për një rikthim dhe ecje tutje.
Lewandowski me një gjuajtje të bukur nga distanca barazoi shifrat, e pas tij Muller shënoi edhe një tjetër për të dalë moralisht së paku më mirë se në ndeshjen e parë.
Krahasuar me ndeshjen e kaluar, kampioni gjerman shfaqi lojë më të mirë, por të pamjaftueshme për të ecur tutje. Ndërsa katalanët treguan se mund të jetë pretendenti më serioz për të fituar Champions këtë vit.
klankosova.tv
http://www.dailymotion.com/video/x2pz6sp_all-goals-bayern-munchen-3-2-barcelona-12-05-2015-hd_sport
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.