Barcelona ka konfirmuar se ndeshja ndaj Athletic Club do të zhvillohet më 22 nëntor, në Spotify Camp Nou, duke shënuar rikthimin e shumëpritur të katalanasve në stadiumin e tyre historik pas fazave intensive të rikonstruksionit.
Sipas njoftimit zyrtar, kapaciteti aktual i lejuar do të jetë 45 400 spektatorë, një shifër e reduktuar për shkak të punimeve ende në proces, por që gjithsesi u jep tifozëve mundësinë të rikthehen për herë të parë në tribunat e Camp Nous në një ndeshje zyrtare pas më shumë se një viti e gjysmë.
Optimizëm për ndeshjet e Champions League
Klubi katalanas po punon paralelisht për të marrë lejen zyrtare nga UEFA, që do t’i mundësonte Barcelonës të luajë ndeshjet e Champions League në Camp Nou që nga fazat e ardhshme.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.