Barcelona shumë pranë titullit të 29-të në La Liga. Skuadra katalanase fitoi 0-2 në udhëtim ndaj Getafe, duke bërë një hap të madh drejt kurorëzimit kampion.
Ndeshja u zhbllokua nga Fermín Lopez, i cili realizoi golin e epërsisë dhe i dha qetësi skuadrës së tij. Në pjesën e dytë, ishte Marcus Rashford që vulosi fitoren me golin e dytë, duke konfirmuar dominimin e katalanasve, transmeton Klankosova.tv.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona shkon në +11 pikë ndaj Real Madrid, vetëm pesë javë para fundit të kampionatit. Një avantazh i tillë e bën Barcelonën favorite absolute për të fituar titullin e 29-të në histori.
Nëse ruan këtë ritëm, festa e madhe në “Camp Nou” është vetëm çështje kohe.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.