Kapiteni i Manchester City-t, Vincent Kompany, po kërkohet nga Barcelona, sipas raportimeve të mediumit britanik, The Sun.
Mbrojtësi belg i cili është përballur me një sërë lëndimesh, do të mbetet pa kontratë në fund të këtij stinori, dhe ka kohë që po përflitet largimi i tij.
Kompany tashmë ka humbur pozitën e titullarit në formacionin e kampionëve anglezë, andaj një transferim te Barcelona nuk do të ishte larg mendsh.
https://www.youtube.com/watch?v=ozDu6G2gIa8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.