Lamine Yamal ka shënuar tre gola në fitoren 4-1 të Barcelonës ndaj Villarrealit në La Liga.
Ai realizoi tre të parët në minutat 28’, 37’ dhe 69’, teksa Robert Lewandowski shënoi të katërtin në minutën e parë shtesë.
Ndërkaq, golin e vetëm për Nëndetësen e Verdhë e realizoi Pape Gueye në minutën e 49-të.
Katalunasit numërojnë 64 pikë në vendin e parë, katër më shumë se Real Madridi në të dytin, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.