Barcelona ka shënuar fitore në shtëpi kundër PSV Eindhoven, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit mposhtën kampionin holandez me rezultat 4:0, njofton Klan Kosova.
I jashtëzakonshëm në këtë ndeshje ishte Lionel Messi i cili shënoi tri gola, duke hapur kështu edicionin me një hat-trick.
Messi e hapi serinë e golave për Barcën në minutën e 32-të duke shënuar nga gjuajtja e lirë.
Pjesa e dytë ishte më dinamike për kampionin spanjoll, me më shumë sulme dhe posedim të topit.
Golin e dytë katalunasit e shënuan në minutën e 75-të përmes Ousmane Dembele. Dy minuta më vonë përsëri argjentinasi Messi shënoi pas asistimit të Ivan Rakitic.
Në minutën e 79-të një ndërhyrje joprofesionale nga mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, bëri që ai të ndëshkohet me karton të kuq dhe Barcelona të mbetet me një lojtar më pak në fushën e blertë.
Mirëpo kjo nuk paraqiti asnjë problem për spanjollët, të cilët shënuan edhe një gol. Edhe këtë herë Messi ishte i pagabueshëm.
Barcelona tani i prinë grupit B dhe ka pikë të barabart me Inter, i cili e mposhti Tottenham-in me rezultat 2:1.
https://www.youtube.com/watch?v=k4WG78XI5f8
https://www.youtube.com/watch?v=XGMUJwgkluo
https://www.youtube.com/watch?v=p6iRGuD_j1s
https://www.youtube.com/watch?v=-TivXWvCIs4
●●●
HSHKRIMI NGA
haris
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.