Barcelona është rikthyer sot në stërvitje, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Villarrealit.
Hansi Flick u përqendrua te struktura taktike dhe rotacioni i skuadrës pas një periudhe të ngarkuar ndeshjesh.
Ndërsa, jashtë fushës, e ardhmja e Flick mbetet e paqartë, pasi bisedimet për kontratën e re janë shtyrë për në fund të sezonit, çka tregon se klubi dhe trajneri kërkojnë stabilitet para një vendimi afatgjatë.
Barça ndeshjen e xhiros së 17-të, njëherit e fundit për këtë vit kalendarik, e zhvillon nesër (të dielën) në udhëtim te Villarreal.
‘Nëndetësja e verdhë’ me gjashtë fitore rresht, ka momentumin e dytë më të mirë në LA Liga pas Barcelonës (7 fitore), por mungesat e shumta së fundmi, mund të jenë problem, çka u dëshmua në dy javët e fundit duke pësuar himbje në Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.
Barça në anën tjetër, pa marrë parasysh rezultatit, vitin 2025 do ta mbyll në vendin e parë, por gjithsesi do të mundohet t’i shfrytëzojë mungesat e shumta te Villarreal.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.