Barcelona s’arriti që ta shfrytëzonte humbjen e Realit që të shkëputej në plus gjashtë pikë në krye të tabelës pasi barazoi me Betisin me rezultat 1:1.
“Katalunasit” e nisën mjaftë mirë ndeshjen duke shënuar me Gavin në minutën e 7-të të takimit.
Por, vetëm 10 minuta më vonë, Betisi barazoi shifrat me anë të Natan, njofton Klankosova.tv.
Barça sulmoi komplet në pjesën e dytë, por që nuk e çoi më topin në rrjetë.
Një moment interesant ishte në minutën e 89-të, kur Diego Llorente Betisit ndërhyri në Gavin e Barcelonës por edhe në gjyqtarin e ndeshjes, duke u rrëzuar të tre.
Me këtë barazim, Barcelona pozicionohet e para me 67 pikë, katër më shumë se Reali, ndërsa Betisi gjendet në vendin e pestë në tabelë me 48 sosh.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.