Pak orë para nisjes së sezonit të ri të La Ligës, FC Barcelona ka konfirmuar regjistrimin e dy përforcimeve të reja, Joan Garcia dhe Marcus Rashford.
Kampioni në fuqi i Spanjës ka pasur probleme për t'i regjistruar lojtarët e vet edhe këtë verë, por ia ka dalë me dyshen e rekrutuar.
Të dy mund të debutojnë këtë të shtunë në orën 19:30 kundër Real Mallorcas së Vedat Muriqit.
Kjo ndeshje emetohet LIVE në kanalin Sport 1 të platformës më të madhe shqiptare, Art Motion.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.