Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes Barcelonës dhe Mallorcës.
Por, ajo që ra në sy gjatë pjesës së parë ishte dominimi total i “Blaugranëve”, ku për 45 minuta kishte 365 pasime, për dallim nga Mallorca që i kishte vetëm 98.
Përveç pasimeve, Barça pati 24 goditje në total, ku gjashtë prej tyre ishin në portë, për dallim që Mallorca s’arriti asnjë gjuajtje.
Për 45 minuta, Barcelona fitoi tetë goditje nga këndi, ndërsa Mallorca nuk e arriti as edhe një.
Pavarësisht dominimit të plotë, Mallorca arriti që të shënonte gol në minutën e 45-të, por që iu anulua për pozitë jashtë loje.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.