Barcelona e ka përmbysur rezultatin ndaj Real Madridit për dy minuta.
Ishte ylli i Barçës, Lamine Yamal ai i cili shënoi super gol duke i barazuar shifrat në 2-2.
Ndërsa në minutën e 34-të ishte Raphina ai i cili e kaloi Barcelonën për herë të parë në epërsi, njofton Klankosova.tv.
Reali e nisi më mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e pestë me Mbappen që realizoi nga pika e bardhë, ndërsa vetëm nëntë minuta më vonë e dyfishoi rezultatin, por që gjërat tani s’po ecin mirë për “Mbretërit”.
Ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit mund ta ndiqni live në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.