Rayo Vallecano ka arritur që t’i nxjerr barazim Barcelonës në xhiron e tretë të La Ligës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin blaugranët, të cilët shënuan në minutën e 40-të me Yamalin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Ndërsa, rezultati u barazua në minutën e 67-të të takimit me Perezin, i cili realizoi pas një asistimi të Palazonit, njofton Klankosova.tv.
Vallecano e shënoi edhe golin e dytë në takim me Camellon në minutën e 86-të, por që i njëjti u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë barazim, Barça gjendet në pozitën e katërt me shtatë pikë, ndërsa Vallecano në të 10-ën me katër pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.