Lajmet e fundit

Barcelona mori vetëm një barazim në udhëtim te Celta Vigo në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga.
Ndonëse kishte epërsi prej dy golave deri në minutën e 84’. Fillimisht realizoi Raphinha, në minutën e 15’.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë pasi portat nuk u tundën më.
Në pjesën e dytë, Robert Lewandowski e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Por e gjithë kthesa e lojës ndryshoi, pasi Marc Casado u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 82’.
Vetëm dy minuta më vonë vendasit e ngushtuan rezultatin me anë të Alfonso Gonzales.
E goli i barazimit nuk vonoi pasi erdhi vetëm dy minuta më vonë me anë të Hugo Alvarez.
Rezultati i ndeshjes 2-2 deri në fund nuk ndryshoi dhe Barça u pajtua vetëm një pikë.
Barcelona pas 14 xhirove renditet në pozitën e parë me 36 pikë të grumbulluara.