Barcelona ka kontaktuar ndërmjetës për një transferim të bujshëm të Rodrygo nga Real Madrid, sipas raportimeve nga UOL Esporte.
Ky do të ishte transferimi i parë direkt mes dy klubeve rivale pas 29 vjetësh, që nga kalimi i Luis Enriques në vitin 1996.
Barça e sheh brazilianin si një përforcim të madh dhe është gati të nisë negociatat nëse lojtari vendos të largohet.
Rodrygo është lidhur edhe me klube të Premier League, por paga e lartë mbetet problem.
Një lëvizje e tillë do të ishte ndër më polemiket në historinë e futbollit spanjoll.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.