Barcelona e ka fituar përballjen ndaj Atletico Madridit.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me Alex Baenan, i cili realizoi në minutin e 20-të.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi në "Camp Nou" i "katalunasve" përmes Raphinias në minutën e 26-të.
Skuadra e Hansi Flick, pati mundësinë ta arrijë epërsinë qysh në minutin e 36-të, sikur të shënonte Robert Lewandowski, por kjo nuk ndodhi pasi ai e huqi atë.
Barca kaloi në epërsi përmes Dani Olmos, në minutin e 65-të, kurse 'vulën' fitores ia dha Ferran Torres krejt në fund të takimit.
Ekipi katalunas, prin në renditjen e La Liga-s me 37 pikë, derisa Atletico Madrid është e në vendin e katërt me 31 pikë.
Ndeshja u luajt në kuadër të javës së 15-të të ligës elitare spanjolle dhe u transmetua në kanalin Sport 1 të Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.