Barcelona e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Levantes me rezultat 2:3.
Vendasit ishin në epërsi gjatë pjesës së parë me dy gola, ku fillimisht Romero realizoi për 1:0 në minutën e 15-të.
Ndërsa Morales e dyfishoi epërsinë në minutën e 7-të të shtesës në pjesën e parë për 2:0.
Por, më të nisur pjesa e dytë, Barça u kthye në lojë me dy gola për tre minuta, ku fillimisht Pedro realizoi për 2:1 në minutën e 49-të ndërsa Torres i barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 52-të, njofton Klankosova.tv.
Pavarësisht tentimeve të shumta, goli i fitores për Barçën erdhi tek në minutën e 91-të, ku Elgezabal shënoi autogol për 2:3.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.