Juventusi dhe Lazio kanë barazuar në mënyrë dramatike në Olimpico në xhiron e 36-të të Serie A-së.
Mysafirët patën epërsinë kur Kolo Muani shënoi për 0:1 në minutën e 51-të, por nëntë mintua më vonë Pierre Kalulu u ndëshkua me karton direkt të kuq tek ta.
Lazio insistoi të gjejë golin e barazimit dhe ai erdhi në minutën e gjashtë shtesë përmes Matisas Vecinos.
Juventusi dhe Lazio janë i katërti dhe i pesti në tabelë me nga 64 pikë, por pozita e Zonjës së Vjetër dërgon në Ligën e Kampionëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.