Në studion e “Edicionit Special” në Klan Kosova, ishte i ftuar drejtori i sportit në Art Motion, Arlind Sadiku, i cili foli për barazimin e sotëm 1-1 të Shqipërisë me Letoninë.
Sadiku tregoi se pse sipas tij Shqipëria dështoi të triumfojë ndonëse ishte në avantazh 1-0.
Ai tha se nuk pa shpirt në skuadër dhe nuk pa që lojtarët për luftonin për të fituar ndeshjen.
“Unë u mundova të gjej arsye sepse po luanim me Kombëtaren që është në vendin e 138, dhe nuk arritëm të shënojmë e as ta mposhtim, fal atij autogoli që shënoi Letonia ne morëm një pikë në Letoni, fatkeqësisht”, tha Sadiku, transmeton Klankosvoa.tv
Sadiku nënvizoi se tani Shqipërisë i duhet të lëshojë pikë ndaj Letonisë dhe Andorrës.
Ndër tjerash, ai tha se “fajin” për këtë paraqitje të “dobët”, e ka trajneri Sylvinjo, i cili nuk mori masa pas paraqitjes me Serbinë.
Tutje, Sadiku tha se Ardian Ismajli i takonte shiriti i kapitenit dhe jo Rey Manajt.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=MasRR5G6Idw
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.