Como dhe Napoli janë ndarë pa gola (0-0) në një përballje ku rastet nuk munguan, por efikasiteti po.
Të dyja skuadrat krijuan mjaft mundësi gjatë ndeshjes, por mungoi konkretizimi para portës, duke bërë që rrjetat të mbeten të paprekura deri në fund. Ky rezultat nuk i kryen shumë punë asnjërës palë, në një fazë vendimtare të sezonit, transmeton Klankosova.tv.
Pas këtij barazimi, Como shkon në kuotën e 62 pikëve, duke mbetur dy pikë prapa Juventus FC, ndërsa Napoli arrin në 70 pikë, duke mbajtur një epërsi të ngushtë prej tri pikësh ndaj AC Milan.
Në xhiron e ardhshme, Napoli do të jetë nikoqir i Bologna FC 1909, ndërsa Como do të udhëtojë për t’u përballur me Hellas Verona.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.