Lazio dhe Bologna luajtën ndoshta njërën prej ndeshjeve më tëmira të tyre në vitet e fundit.
Nuk ndodh shpesh që të dyja skuadrat të krijojnë aq shumë raste dhe të luajnë futboll shumë ofensiv, mirëpo pikërisht është kështu këtë radhë në Olimpico.
Pas shumë rasteve që unkrijuan në të dyja anët, Lazio kaloi në epërsi përmes anësorit Gustav Isaksen, mirëpo gëzimi i vendasve zgjati vetëm 100 sekonda kur mesfushori Jens Odgaard e barazoi rezultatin, që ishte edhe final i pjesës së parë.
Për çudi, gola më nuk pati në pjesën e dytë, por duhet pranuar se portieri i mysafirëve, Federico Ravaglia, ishte protagonist apsolit me katër peitje vendimtare, pasi Lazio krijoi më shumë raste shënimi.
Lazio mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të mbrojtësit Maro Gila, por mysafirët nuk e shfrytëzuan përv15 minuta lojë. Bologna mbetet në pozitën e pestë me 25 pikë, kurse Lazio i 10-ti me 19 pikë.
Në xhiron e ardhshme Bologna e pret Juventusin, kurse Lazio shkon te Parma.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.