Sulmuesi italian Mario Balotelli ka konfirmuar transferimin e tij te Al-Ittifaq FC.
Balotelli është bashkuar zyrtarisht me skuadrën me bazë në Dubai, Al-Ittifaq FC.
Ish-ylli i Interit, Milanit dhe Manchester Cityt e konfirmoi lëvizjen e tij më të fundit me një video të gjeneruar nga AI në Instagram, të dielën në mëngjes.
Ai e njoftoi transferimin duke përdorur vetëm tre fjalë: “Jam këtu”, shkroi sulmuesi, i cili mbërriti në Dubai të shtunën.
Para se të largohej nga Italia dje, 35 vjeçari tha se po mendonte të bëhej trajner pas përfundimit të karrierës si lojtar dhe pretendoi se do të vazhdonte të luante për Genoan nëse klubi italian nuk do të kishte emëruar trajner Patrick Vieiran.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.