allkani e ka arritur fitore të madhe në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Nënkampioni i Kosovës në "Fadil Vokrri", ka fituar 4-2 ndaj Florianas.
Ekipi nga Suhareka fillimisht ishte në disavantazh 1:2.
Floriana shënoi në minutën e tetë për 1:0 me anë të një penalltie, teksa i menjëhershëm ishte reagimi i "portokallezinjëve" që shënuan përmes Bleart Tolajt.
Në minutën e 25-të, Floriana përsëri doli në epërsi, por që Adetunji barazoi vetëm dy minuta më vonë.
Për 3:2 u përkujdes Tolaj përsëri, për të mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale.
45 minutat e dyta ishin krejt të skuadrës së Orges Shehit, duke shënuar edhe njëherë përmes Adetunjit.
Kështu, Ballkani shkon në Maltë me një epërsi prej dy golash, me ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.