Lajmet e fundit

Ballkani mirë e nisi pjesën e parë të ndeshjes kundër Suharekës, dhe si të tillë e mbajti deri në fund.
Bleart Tolaj i mundësoi golin e parë dhe të vetëm gjatë kësaj pjese. Ai atë e shënoi në minutën e katërt, raporton Klankosova.tv.
Ndërsa kundërshtarët e “Xhebrailave”, i patën dy mundësi të arta, njëren në minutën e parë, e tjetren në minutën e 43-të.
Kjo është përballja e parë e dy skuadrave, gjatë kësaj superlige.
Ndeshja e cila po zhvillohet në stadiumin e qytetit të Suharekës, po transmetohet në Artmotion në kanalin “Sport 1”.