Këtë të diel janë zhvilluar dy ndeshjen e fundit të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Pas fitores 2:0 në udhëtim ndaj Trepçës 89-të, Ballkani është rikthyer në pozitën e parë me pikë të barabarta me Dritën.
Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha, ishin realizatorët e golave për suharekasit.
Fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë arriti Llapi që mposhti Arbërinë 4:3 në shtëpi.
Figurë tragjikë për Arbërinë ishte Kreshnik Bahtiri, që shënoi dy autogola.
Në video mund t'i ndiqni golat e realizuara në këto dy ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=OxYPxz_ImIw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.