Klubi nga Suhareka, FC Ballkani, ka njoftuar se pas Mirlind Dakut, selektori i Kombëares së Kosovës Bernard Challandes, ka ftuar edhe katër lojtarë nga kjo skuadër.
Përveç topgolashënuesit të Superligës së Kosovës, Mirlind Dakut, Challandes ka ftuar edhe Blend Baftiun, Bajram Jashanicën, Arber Hoxha dhe Armend Thaçin.
"Ju njoftojmë se top golashenuesi i Superligës Mirlind Daku, si dhe Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arber Hoxha, Armend Thaqi janë ftuar nga përzgjedhësi Challandes për ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj San Marinos, Maltës, Guinesë dhe Gambisë. Ndërsa për U/19 janë ftuar futbollistet tanë, si: portieri Dashnor Balaj, Leonard Shala, Lorik Rexhepi dhe Albnor Maliqi. Na priftë e mbara Kosova jonë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.