Ballkani është nisur për në Lituani ku nesër do ta luajë ndeshjen e kthimit në fazën e parë kualifikuese në Champions League.
Me ekipin ka udhëtuar edhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj.
Muharremaj tha në ndeshjen e parë ekipi suharekas nuk pati fat por janë edhe 90 minuta të tjerë që ta shkruajnë historinë në Evropë.
"Sot po nisemi për Lituani në ndeshjen e kthimit ndaj Zalgiris në ndeshjet kulifikuese për Champions League. FC "Ballkani" ka një mision para vetes, ta bëj krenare Kosovën dhe Suharekën. Në ndeshjen e parë na mungoi fati, por që kemi 90 minuta të tjerë që historinë ta shkruajmë në Evropë. FC "Ballkani" sot është rrahje e veqantë e zemrave tona në Suharekë" - tha Muharremaj.
Në ndeshjen e parë në "Fadil Vokrri" Ballkani luajti baraz 1:1 me ekipin lituanez Zalgiris.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.