Ballkani ka bërë hap fals në javën e 12-të të Superligës. Skuadra nga Suhareka barazoi 1:1 me Ferizajn në stadiumin e qytetit, ndonëse e gjeti e para epërsinë.
Walid Hamidi zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të. Harkimi i tij në zonë përfundoi drejt e në rrjetë, pa u prekur nga askush, duke i dhënë epërsinë vendasve.
Ferizaj nuk u dorëzua dhe menjëherë pas pushimit, Betim Haxhimusa realizoi nga afërsia në minutën e 48-të, duke barazuar rezultatin.
Ky ishte edhe rezultati final i ndeshjes.
Për Ballkanin, ky ishte barazimi i dytë në katër ndeshjet e fundit, gjatë të cilave ka regjistruar edhe dy fitore. Edhe Ferizaj ka bilanc të ngjashëm me dy barazime, një fitore dhe një humbje.
Ballkani mban vendin e dytë në tabelë me 23 pikë, dy më pak se Prishtina që sonte (18:30) përballet me Gjilanin në “Fadil Vokrri”. Ferizaj ngjitet në pozitën e shtatë me 14 pikë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.