Ka përfunduar xhiro e fundit e Superligës së Kosovës në Futboll, ku Ballkani ka arritur që ta mposhtë thellë Prishtinën me rezultat 2-5 por që ky rezultat nuk ka mjaftuar për ta siguruar një vend në garat europiane.
Drita ka arritur që ta mposhtë Arbërinë me rezultat 2-0 dhe ka arritur që ta mbajë pozitën e dytë, vend ky që i çon në gara europiane, njofton KlanKosova.tv.
Besa e Pejës e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0 por që ky takim nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë, pasi që Besa tanimë ka rënë nga liga kurse Gjilani e kishte siguruar një vend në Superligë.
Llapi ka barazuar me Feronikelin me rezultat 1-1 dhe pavarësisht këtij barazimi, Feronikeli ka arritur që ta sigurojë një pozitë që i dërgon në barazh, pasi që Arbëria është mposhtur nga Drita.
Dhe në fund Trepça 89 ka arritur që ta mposhtë Drenicën në një ndeshje shumë të rëndësishme ku ka arritur që të dalë nga zona e nxehtë dhe ta sigurojë një pozitë që i lë edhe për një sezon në Superligë, njofton KlanKosova.tv.
https://youtu.be/HvmCSp7Mgss
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.