Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani me rezultat 3:2 mposhti Feronikelin nga Drenasi, njofton Klan Kosova.
Në këtë sfidë shkëlqeu sulmuesi Mirlind Daku, i cili shënoi tre golat e takimit për Ballkanin. Për sulmuesin gjilanas, ky ishte tre golëshi i dytë në dy takimet e para zyrtare për këtë edicion. Ndërsa për mysafirët dy golat e kësaj sfide i realizoi braziliani, Marclei Santos.
Në duelin tjetër, Gjilani arriti fitoren e parë në kampionat, pasi mposhti Llapin në “Zahir Pajaziti” me rezultatin minimal 1:0. Malazezi, Darko Nikaq, ishte realizatori i golit të triumfit.
Futbollistët e Gjilanit në këtë përballje humbën edhe një penallti, të cilën në gol nuk e shndërroi Fiton Hajdari.
SUPERLIGA – JAVA 2
Ballkani – Feronikeli 3:2 (Mirlind Daku 6’, 24’, 63’ - Santos 85', 88').
Llapi – Gjilani 0:1 (Darko Nikaq 62’).
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.