Pas humbjes ndaj Ferizajt javën e kaluar, Ballkani është kthyer te fitorja në Superligë duke mposhtur Drenicën 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Giovanni Ribeiro në minutën e 78–të.
Pas kësaj fitoreje, Ballkani zë vendin e parë në klasifikim me 39 pikë. Drenica ndërkohë është në pozitën e fundit me 21 pikë.
Ballkani xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Llapi, ndërsa Drenica pret Dukagjinin.
Xhiroja e 22-të në Superligë mbyllet në mbrëmje me derbin Prishtina–Drita që starton në ora 20:00 dhe transmetohet në Artmotion në kanalin Sport 2.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.