Nënkampioni i Kosovës në futboll Ballkani, i ka marrë pikët e plota nga udhëtimi në "Liman Gegaj".
Suharekasit e mposhtën Malishevën bindshëm me rezultat 0:5.
Për skuadrën e trajnerit Orges Shehi, realizuan Kryeziu 7', Tolaj 41' e 61, Giovanni 70' dhe Serebe 76.
Aktualisht Ballkani, renditet në vendin e dytë me 22 pikë, tri më pak se Prishtina që kryeson me 25 pikë, kurse Malisheva është e 6-ta me 13 pikë.
E sotmja, ishte e dedikuar për mysafirët, pasi që edhe Dukagjini i Ismet Munishit e mposhti Gjilanin me rezultat 0:2.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.