Lajmet e fundit

Ballkani e ka mposhtur skuadrën e Ferizajt, me rezultat 4-0, duke e siguruar kështu vendin e parë në tabelë.
Nga dy gola u shënuan në të dy pjesët.
Protagonistë ishin Sunday Adetunji dhe Giovanni.
Ky i pari hapi dhe mbylli serinë e golave në këtë ndeshje, kurse Giovanni u kujdes që të shënonte për rezultatin 2-0 dhe 3-0.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Superligës, java e 7-të.
Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në krye të tabelës duke iu falënderuar golaverazhit më të mirë ndaj tri skuadrave tjera që e ndjekin pas. Nga 13 pikë, sa ka Ballkani (1), kanë edhe Llapi (2), Malisheva (3) e Suhareka (4), por që këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
E Ferizaj, nga 7 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon, ka arritur të grumbullojë vetëm 5 pikë, dhe renditet në pozitën e 9-të.
Fitore si mysafir arriti Drita kundër Dukagjinit, me rezultat 2-0. Skuadra nga Gjilani tani gjendet në pozitën e 5-të me 12 pikë, me dy ndeshje më pak të zhvilluara se kreu.
Dukagjini në anën tjetër, gjendet në pozitën e 7 me 6 pikë të tubuara nga 7 xhiro të zhvilluara.