Ballkani e nisi sezonin e ri me dy barazime në dy duelet e para.
Këto rezultate ndoshta nuk do konsideroheshin edhe aq negative për shumë ekipe, mirëpo sigurisht që nuk i shkojnë përshtati nënkampionëve, transmeton klankosova.tv.
Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi barazoi fillimisht 1:1 me Gjilanin, teksa i njejti rezultat u përsërit edhe dje në duelin ndaj Malishevës.
Kjo ishte hera e parë në 8 paraqitjet e fundit të therandasëve në Superligë që ata nuk shënojnë asnjë fitore në dy takimet e para.
Në xhiron e ardhshme, Ballkani do luaj si mysafire e Ferizajit dhe normalisht skuadra do synoj të ç'bllokohet dhe të arrijë tek rezultatet pozitive.
Momentalisht, Ballkani mbanë vendin e pestë në renditje.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.