Lajmet e fundit

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve Ballkani-Ferizaj dhe Dukagjini-Drita, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani karshi Ferizajt po qëndron në epërsi, me golin e Adetunji në minutën e 9’, dhe me golin e Giovannit në minutën e 36'.
Nga ana tjetër, Ferizaj pati mundësi të mirë të shënonte nga penalltia, por që Gligorov e humbi atë në minutën e 49’.
Rezultati i pjesës së parë u mbyll 2:0, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq, pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Dritës u mbyll me rezultat 0:0.
Asnjëra skuadër nuk arriti të tundte rrjetat e njëra-tjetrës.