Ballkani ka reaguar pas lëndimit të rëndë të futbollistit të Gjilanit, Oltion Bilallit.
Bilalli u lëndua rëndë pas përplasjes me portierin e Malishevës në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës.
“Me shqetësim të thellë kemi pranuar lajmin se futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, pësoi lëndim të rëndë në përballjen e sotme kampionale, ndaj Malishevës”, thuhet në postimin e klubit suharekas.
“FC Ballkani qëndron pranë familjes së lojtarit, klubit të Gjilanit dhe gjithë komunitetit sportiv, me shpresën që Oltioni sa më shpejtë të shërohet dhe t’i kthehet më të dashurve të tij”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.