Lajmet e fundit

Ballkani e ka fituar Superkupën "Kosovë-Mërgatë" ndaj Kosova Dusseldorf, me rezultat 1-0.
Engjëll Ajazaj e realizoi golin e vetëm në këtë ballafaqim, njofton Klankosova.tv.
Ky duel u përcoll me brohoritje të mbi 2 mijë tifozëve për të dyja skuadrat, derisa para se të fillonte takimi, mërgata shqiptare në Dyseldorf kishte përgaditur një program kulturo-artistik, me motive kombëtare.