3:0 është rezultati i derbit kryesor të Superligës së Kosovës në futboll.
Në javën e 24-të, Ballkani triumfoi bindshëm ndaj Gjilanit.
Golat për skuadrën vendase u realizuan nga Bleart Tolaj, qysh në minutin e 1-rë të takimit.
Brenda 45 minutave të para, skuadra nga Suhareka realizoi edhe njëherë përmes Arbër Potokut në minutin e 35-të, kurse rezultatin përfundmtar e vulosi Almir Kryeziu në minutin e 79-të.
Ballkani kryeson tabelën me 42 pikë, baras sa Drita që është në vendin e dytë, por që ekipi nga Suhareka është përpara me gol dallim më të mirë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.