Ballkani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë.
Skuadra nga Suhareka iu fal një goli të sekondave të fundit në shtesë, të cilin e shënoi Bleart Tolaj, pas asistimit nga Almir Kryeziu.
Kryeziu që asistoi në golin e fitores, ishte ai që shënoi i pari në këtë takim nga penalltia, kurse më pas përkohësisht rezultatin e barazoi Albion Pllana i Dukagjinit.
Pas kësaj fitoreje, Ballkani ngjitet në vendin e parë me 48 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Drita, e cila nesër luan ndaj Malishevës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.