Ballkanin nuk e ndali bora e as kushtet e vështira klimatike në Pejë që t'ia shënojë tre gola Besës.
Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi çështjen e fituesit e vendosi në pjesën e parë të ndeshjes.
Golin e parë për Ballkanin e shënoi Edvin Kuc, ndërsa dy gola të tjerë i shënoi Blendi Baftiu.
Në pjesën e dytë, Besa u mundua të rikthehet, por nuk ia arriti të realizojë.
Detajet kryesore, përfshirë golat dhe rastet, mund t'i shihni në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=iycxWNLWIDc&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.