Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka fituar derbin e ditës me rezultatin e lartë, 3:1, në udhëtim te Llapi, njofton Klan Kosova.
Mirlind Daku me dy gola dhe Blend Bafitu, ishin shënuesit për suharekasit në këtë duel, ndërsa golin e vetëm për llapjanët e shënoi Arbnor Ramadani.
Me këtë humbje, Llapi konfirmon nisjen më të keqe në histori të klubit në elitën e futbollit kosovar, që prej mëvetësimit nga ai ish-jugosllav.
Ndërsa, kampioni aktual, FC Drita nuk ka lejuar befasi pasi ka fituar me rezultatin 3:1, duelin kundër Besës së Pejës.
Kurse, Prishtina është ndal në “Riza Lushta” nga Trepça 89. Në këtë sfidë pas 90 minutave, ishte një gol i Muharrem Jasharit nga penalltia që i dha fitoren vendasve nga Mitorivca, 1:0.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.