Ballkani dhe Prishtina e kanë nisur mbarë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit fituan bindshëm në udhëtim te Besa, me rezultatin 4:1, shkruan Klan Kosova.
Tre gola në këtë duel i shënoi sulmuesi, Mirlind Daku, kurse një tjetër u realizua nga Ermal Krasniqi. Golin e nderit për vendasit e arriti një minutë para fundit, Gentrit Salihu.
Fitore në duelin e sotëm arriti edhe skuadra nga kryeqyteti, Prishtina.
“Bardh e kaltrit” mposhtën Drenicën në “Fadil Vokrri” me rezultatin 3:0.
Bektashi, Krasniqi e John ishin shënuesit për Prishtinën.
Si Prishtina, ashtu edhe Ballkani fillojnë me tre pikë xhiron e parë, kurse Drenicës dhe Besës do t’i duhet java e dytë, për të shpresuar në pikët e para në kampionat.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.