Suhareka duket se do të jetë skuadra tjetër që do të bie nga Superliga, pasi është duke humbur nga Ballkani.
E në anën tjetër Llapi ka krijuar epërsi të dyfishtë ndaj Dukagjinit. Është Ahmed Januzi që ka realizuar dy golat.
Kurse skuadra e Ballkanit e mori epërsinë ndaj Suharekës me golin e Bernard Karricës, përcjell Klankosova.tv.
Kështu me renditjen aktuale, Suhareka është në vendin e parafundit që çon në Ligën e Parë, e Llapi po e konfirmon vendin e tetë, në barazh.
Në barazh skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina pritet të ketë punë me Vushtrrinë./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.