Llapi e ka shënuar fitoren e parë në Superligës pas shtatë xhirove pasi e mposhti Gjilanin me rezultat të thellë prej 4:1.
Gnapi e hapi serinë e golave për llapjanët në minutën e 3-të, kurse Peci e dyfishoi epërsinë në minutën e 22-të.
Në pjesën e parë, Llapi shënoi edhe një herë me Ramadanin, kurse katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, Gnapi realizoi për 4-0, kurse golin e nderit, Gjilani e shënoi në minutën e 69-të, njofton Klankosova.tv.
Fitore shënoi edhe Ballkani në udhëtim te Prishtina e Re me rezultat 0:3, ku goli i parë u shënua në kohë shtesë të pjesës së parë.
Kurse, dy golat e tjerë, suharekasit i shënuan në minutat 58 dhe 70.
Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 15 pikë, kurse Gjilani pozicionohet në vendin e shtatë me shtatë pikë.
Një pozitë më poshtë është Llapi që ka grumbulluar gjashtë pikë, aq sa ka edhe Prishtina e Re që është një pozitë më poshtë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.