Arjol Bllaca po shkëlqen me fanellën e Ramiz Sadikut, duke u dalluar si një prej lojtarëve më të mirë të Ligës së Parë të Kosovës.
Mesfushori ka shënuar 5 gola në tre ndeshjet e tij të para me fanellën verdhë e zi.
Ai në dy ndeshja ka realizuar nga dy gola, përballë 2 Korrikut dhe së fundmi Prizrenit, kurse një gol e ka shënuar edhe ndaj Istogut. Me golat e tij, ekipi kryeqytetas ka fituar 7 pikë nga 9 të mundëshme, duke marrë 2 fitore dhe një barazim në start të kampionatit, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Ballkani - ekipi që e la të lirë mesfushorin pas një viti e gjysmë pa minuta, po vuan të shënoj gola. Ata në dy duelet e para të Superligës kanë shënuar po aq gola, duke marrë dy barazime.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.