Ballkani ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultatin 4:2.
Ekipi nga Suhareka e ka kryer punën qysh në pjesën e parë duke shënuar të gjitha golat.
Nazmi Gripshi, e hapi llogarinë e ndeshjes, për të vazhduar më pas me Ermal Krasniqin.
Në skenë brenda 45 minutave doli sërish Gripshi, që realizoi për 3:0.
Ndërkaq golin e katërt për Ballkanin e shënoj Mirlind Daku, i cili arriti në kuotën e 18 golave në 12 ndeshje.
Por, vizitorët u aktivizuan në pjesën e dytë.
Elvis Prençi, e ngushoi epërsinën në 4:1, kurse Ahmet Januzi realizoi për 4:2, 10 minuta pa përfunduar takimi.
Ballkani vazhdoj t'i prijë tabelës me 29 pikë, tri më shumë se Drita, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Skuadra nga Podujeva ngel në pozitën e parafundit me tetë pikë, katër më pak se zona e shpëtimit nga rënia në Ligën e Parë dhe vetëm dy më shumë se vendi i fundit, Besa.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.