Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Prishtinë, trupa amerikane “Ballet Magnificat”, vjen sërish në Kosovë, kësaj radhe me shfaqje në Pallatin e Kulturës "Asim Vokshi", në Gjakovë.
Ballet Magnificat është një nga trupat më të njohura dhe të respektuara të baletit në botë, e cila ka arritur të frymëzojë publikun e të gjitha kulturave dhe moshave, kudo që ka shfaqur artin e saj.
Ky nuk është një balet si të tjerët, por një kombinim mahnitës i baletit dhe dramës, ku lëvizjet flasin më shumë se fjalët. Me lëvizje të punuara me mjeshtri të lartë dhe emocione që ndihen në çdo hap, Ballet Magnificat sjell këtë vit një histori të re, që prek zemrën e çdo njeriu: 'Rrugëtimi i Djalit të Humbur', një rrëfim i thellë për gabimet, humbjen, kërkimin dhe shpresën për një fillim të ri.
Kjo trupë amerikane do të jetë prezente me performancë, nesër në Teatrin e Qytetit në Gjilan nga ora 19:00, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.