Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës ka sjellë dy çmime nga Italia.
Performanca magjepsëse "Shtegtim", e realizuar në mënyrë të përsosur nga trupa e Baleti Kombëtar i Kosovës - The National Ballet of Kosova, pas shfaqjeve në dy qytetet italiane, Villapiana dhe Altomonte, ka siguruar dy çmime, njofton MKRS, raporton Klan Kosova.
“Balerinët Fatmir Smani dhe Aulonë Nuhiu u shpërblyen nga Festivali Ndërkombëtar ‘Fini Dance Festival’, në kategoritë 'Kërcimtari më i mirë’ dhe ‘Kërcimtarja më e mirë’. Ky sukses është dëshmi e talentit, pasionit dhe punës së palodhur të balerinëve tanë”, thuhet në njoftim.
Duke e njohur vlerën e arteve skenike në formësimin e identitetit të Kosovës dhe nxitjen e diplomacisë kulturore, MKRS rikonfirmon mbështetjen e saj për zhvillim të këtij sektori.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.