Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ku Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës luajtën të premten mbrëma, ka vite që shfrytëzohet nga aktorët e Teatrit Kombëtar.
Ani se s’kanë objekt të vetin, nga balerinët kosovarë thonë se edhe në këto kushte, përkushtimi s’po mungon, raporton Klan Kosova.
Kreshnik Musolli, u.d. Drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, thotë se nga viti 1972, ata janë pa shtëpi, teksa thotë se shpreson se do të nisë ndërtimi i objektit të Operas dhe Baletit.
E që kjo të ndodhë, po kërkojnë edhe artistë të tjerë.
Me 3 shkurt është bërë një vit që kur Ministria e Kulturës kishte publikuar projektin fitues për ndërtimin e Objektit të Teatrit të Operas dhe Baletit, për të cilin u tha se do të kushtojë 2.5 milionë, e që punimet për të pritet të nisin këtë vit.
Klani ka tentuar të marrë një përgjigje nga ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, por gjatë ditës ishte e pa qasshme.
Kronika në vijim sjell detaje:
https://youtu.be/TGjgK7Gg8iM
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.